SHKOLLA 9-VJEÇARE "ISA BOLETINI"


"Unë jam mirë, kur âsht mirë Shqipnia."


Festojmë 1 QERSHORINshkollën "Isa Boletini"!


HISTORIA E SHKOLLËS SONË

Nga Alkid Shuli


Kodër-Kamza para vitit 1940 ka qenë vetëm një pllajë me ferra,vreshta e barishte.Këtu banonte vetëm një familje,ajo e Sadik Pemës. 


Në vitin 1938 filloi të ndërtohej fabrika e tullave dhe si rrjedhojë u shpërngulën edhe më shumë familje për të ndihmuar ndërtimin e saj.


Shkolla fillore unë hap për herë të parë në vitin 1962,ajo kishte vetëm dy klasa e gjithsej 54 nxënës.


Në vitin 1969 shtohet edhe më shumë numri I familjeve që jetonin në këtë zonë e si pasojë unë rrit edhe numri I fëmijëve që kishin nevojë të shkolloheshin.Kodër-Kamza unë shndërrua në një zonë me shtëpi një,tre dhe katër katëshe.  


Pas disa kohësh shkolla ekzistuese fillore u shndërrua në një shkollë 7-vjeçare.Kjo gjë e bëri të domosdoshme edhe rritjen e numrit të klasave,numëroheshin 8 të tilla,kishte gjithashtu një sallë për mësuesit dhe një zyrë drejtorie.

Personi I parë që e drejtoi këtë shkollë,ishte zoti Hysen Shehu nga Tirana.


Në vitin 1979 unë hap një klasë për shkollën e mesme me profil bujqësor,pa shkëputje nga puna.Nxënësit që e frekuentonin këtë nivelojë ishin punëtorë të ndërmarrjeve të ndryshme.


 vitin 1980 numri I nxënësve arriti deri 120,112 prej të cilive ishin vajza.Gjatë këtyre viteve punuan rreth 22 mësues.


Në vitin 1989 filloi ndërtimi I shkollës me katër kate (ndërtesa aktuale).Më vonë unë ndërtua palestra që është edhe sot e konstruruar dhe në kushte shumë të mira.


MËSIMI ME NJË TURN

E amortizuar ndër vite, si pasojë e mungesës së investimeve, shkolla 9-vjeçare “Isa Boletini” në Kodër Kamëz i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë, ndërsa do t’i shtohen edhe 17 klasa të reja për t’i dhënë fund mësimit me dy turne.  


Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Rakip Suli, theksoi se investimi është afatgjatë dhe planifikon rritje të numrit të nxënësve në këtë shkollë për vitet e ardhshme. “Më në fund shkolla “Isa Boletini” do të çlirohet nga makthi i klasave me dy turne sepse zona është transformuar. Fatmirësisht është ruajtur integriteti i pronës së shkollës, një territor i cili ka qenë ndër vite i lakmuar. Ka ndërtime informale gjithandej rreth e rrotull, por tani që kemi ruajtur integritetin e shkollës do të shfrytëzojmë hapësirat brenda saj për të shtuar klasat. Praktikisht po ndërtojmë një shkollë të dytë sepse shtesa është me 17 klasa, ndërkohë që 15 klasa bëjnë turnin e dytë. Kështu, jo vetëm që kemi hapësira për ata që e bëjnë mësimin turnin e dytë, por kemi edhe për të ardhmen, me shtesat që mund të vijnë nga rritja e popullsisë së zonës dhe nxënësve që do të regjistrohen në këtë shkollë”, tha ai. 


Veliaj vlerësoi se krahas cilësisë në mësimdhënie, Bashkia e Tiranës do të ndihmojë edhe në krijimin e kushteve të përshtatshme për të zhvilluar mësimin.“Shkolla ka një reputacion shumë të mirë. Kemi pasur plot nxënës me dhjeta, do të thotë që nuk ka rëndësi nëse e ke shtëpinë në Bllok apo në Kodër Kamëz, kush mëson, kush është i aftë, kush përpiqet, kush ka talent, ka një të ardhme në Tiranë. Ndaj besoj se ka ardhur koha që edhe cilësia e infrastrukturës ku dalin nxënësit me dhjeta të jetë e njëjtë si talenti i nxënësve të mrekullueshëm që kemi në këtë shkollë”, nënvizoi Veliaj.


Investimi për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Isa Boletini” parashikon ndërhyrje në godinën ekzistuese, si dhe ndërtimin e një objekti 3 kat (shtesë anësore), duke shtuar 17 klasa të reja. Gjithashtu, është planifikuar vendosja e shkallëve të emergjencës, nyje të reja higjieno-sanitare, si dhe krijimi i hapësirave sportive. Godina do të ketë sistem ngrohje me pelet dhe do të bëhet sistemimi i ambienteve të jashtme të shkollës.


Mirësevini në faqen tonë zyrtare!

Mirësevini në faqen tonë zyrtare! 

E drejta e autorit I përket Alkid Shulit
E drejta e autorit I përket Alkid Shulit