Nga Alkid Shuli
Kodër-Kamza para vitit 1940 ka qenë vetëm një pllajë me ferra,vreshta e barishte.Këtu banonte vetëm një familje,ajo e Sadik Pemës.
Në vitin 1938 filloi të ndërtohej fabrika e tullave dhe si rrjedhojë u shpërngulën edhe më shumë familje për të ndihmuar ndërtimin e saj.
Shkolla fillore unë hap për herë të parë në vitin 1962,ajo kishte vetëm dy klasa e gjithsej 54 nxënës.
Në vitin 1969 shtohet edhe më shumë numri I familjeve që jetonin në këtë zonë e si pasojë unë rrit edhe numri I fëmijëve që kishin nevojë të shkolloheshin.Kodër-Kamza unë shndërrua në një zonë me shtëpi një,tre dhe katër katëshe.
Pas disa kohësh shkolla ekzistuese fillore u shndërrua në një shkollë 7-vjeçare.Kjo gjë e bëri të domosdoshme edhe rritjen e numrit të klasave,numëroheshin 8 të tilla,kishte gjithashtu një sallë për mësuesit dhe një zyrë drejtorie.
Personi I parë që e drejtoi këtë shkollë,ishte zoti Hysen Shehu nga Tirana.
Në vitin 1979 unë hap një klasë për shkollën e mesme me profil bujqësor,pa shkëputje nga puna.Nxënësit që e frekuentonin këtë nivelojë ishin punëtorë të ndërmarrjeve të ndryshme.
Në vitin 1980 numri I nxënësve arriti deri 120,112 prej të cilive ishin vajza.Gjatë këtyre viteve punuan rreth 22 mësues.
Në vitin 1989 filloi ndërtimi I shkollës me katër kate (ndërtesa aktuale).Më vonë unë ndërtua palestra që është edhe sot e konstruruar dhe në kushte shumë të mira.
Hysen Shehu
1975-1980
Aqif Pasha
1980-1986
Asim Shehu
1986-1988
Petraq Dishnica
1988-1994
Ali Likrama
1994-2010
Alma Lama
2010-2011
Zaim Gjana
2011-2014
Bexhet Aga
2014...